Njoftim

Ju njoftojmë se të Dielave pas namazit të Jacisë 19:30 min., kemi Ligjerata të drejtpërdrejta nga Xhamia e Gradecit. Ju mundeni t'i ndëgjoni këto ligjerata drejtëpërsëdrejti në web faqen tonë! Main menu - Ligjerata drejpërdrejt.

Main Menu


Warning: Parameter 1 to modMainMenuHelper::buildXML() expected to be a reference, value given in /home1/mexhlisi/public_html/xhamiagradec/libraries/joomla/cache/handler/callback.php on line 99

Ajeti i ditës

74:32 Jo, nuk eshte ashtu, pasha henen!

Hadithi i ditës

“Endrra e mire - ne nje rivajet tjeter: endrra e bukur - eshte prej All-llahut, ndersa enderrimi i keq eshte prej shejtanit. Prandaj, ai qe sheh ne enderr dicka qe nuk i pelqen, le te fryje tri here ne te majte, dhe le te kerkoje mbrojtjen e All-llahut nga shejtani dhe nuk do t'i beje dem asgje”.

Takvimi

Është përgatitur sipas kohës lokale të Gostivarit.


Imsaku


03:44 AM
Dielli 05:42 AM
Dreka 12:52 PM
Ikendija 04:22 PM
Akshami 07:37 PM
Jacija 09:10 PM


Shkupi -2 min.
Kumanova -3 min.
Struga +3 min.

Radio

Albumi

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot23
mod_vvisit_counterDje67
mod_vvisit_counterKëtë Javë203
mod_vvisit_counterKëtë Muaj1338
mod_vvisit_counterGjithsej126706

Sondazhi

Si ju duket Dizajni i Faqes
 

Kush është në linjë

Momentalisht kemi 2 mysafirë në linjë

Lidhje

FEJA DHE NJERIU

Shkroi: Shaqir Fetahu

FEJA, NEVOJË E DOMOSOSHME NË JETËN E NJERIUT


"Me të vërtetë një nga shkaqet e sëmundjeve të të gjithë te sëmurve që më janë paraqitur gjat tridhjetë vjetëve të fundit, nga të gjitha viset e botës, ka qenë mungesa e besimit të tyre në Zot dhe shërimin e gjetën pas kthymit të tyre në besim"- Karl Janxhi

Vet prania fesë te individi si dhe në bashkësi, vërteton nevojën e sajë në jetën e njeriut në këtë botë. Madje ajo, jo vetëm që është e nevojshme, por është edhe e domosdoshme për jetën e njeriut dhe më gjërë, gjë që do të thotë se pa te nuk mund të paramendohet jeta e lumtur e individit, por edhe e bashkësisë. Po të mos ishte e nevojshme, nuk do të ishte në ndjenjat dhe praktikat njerëzore. Feja si fenomen hyjnor, është e nevojshme, madje e domosdoshme e për shumë shkaqe, anda marë arasyshë nevojën e fesë mund të konkludojmë se

FEJA ËSHË BARAZPESHË E SHPIRTËRORES DHE MATERIALES


Njeriu si qenie dualiste, e përbërë prej shpirtit dhe materies,për të qenë zëvendës i vërtetë i Alllahut në tokë, si dhe për t’ia aritur qëllimit të kësaj bote, duhet të mbajë drejtpeshimin midis këtyre dy elementeve. Dhënia përparësi e cilit do prej tyre, mund të ketë pasoja deri në prishjen e kësaj barazpeshe që është e domodoshme dhe, nga ai çast, njeriu nuk mund të arijë më qëllimin e jetës së tij në këtë botë, psh. Nëse i jepet përparësi anës shpirtërore, njeriu në këtë rast nuk do të përfitonte më nga kjo botë, nga begatitë e saj, gjë që nuk është nga qëllimet e fesë së vërtetë, përkundrazi, por edhe nëqoftëse do të favorizonte elementin material, atëherë do të bëhej rob i emocioneve, i formave të tjera shkatërruese, për pasojë do të shkatërronte vetveten, por edhe bashkësinë në përgjithësi. All-llahu Fuqiplotë duke e ditur se njeriu, megjithseështë më i lartësuar se krijesat tjera, përsëri është i kufizuar në aftësitë e të menduarit dhe se shpeshherë nga presioni i forcave shkatërruese, nuk ëshë në gjendje të mbajë barazpeshën midis shpirtërores dhe materials, prandaj All-llahu Fuqiplotë i dërgoi atij Shpalljen nëpërmjet të dërguarëve të Tij, i dërgoi fenë edhe me qëllim që sa herë të devijojë nga rruga e vërtetët, shpëtimin ta gjejë në fe, si dhe për ta mbajtur drejtpeshimin që përmendëm. Feja në të njejtën kohë është edhe ushqim i shpirtit të njeriut, sepse sikurse ka nevojë trupi të hajë dhe të pijë, ashtu ka nevojë edhe shpirti i njeiriut për ushqim e ky ushqim është feja.

FEJA – NEVOJË NË SFERËN E TË MEDUARIT TË NJERIUT


Feja është domosdoshmëri për të menduarin e njeriut, për arsye se, megjithëse mendja është mjeti dhe begatia më e madhe që i është dhuruar njeriut, përsëri ajo kurr nuk mund të dijë gjithçka që i intereson njeriut. Madje, edhe atë që di, ajo ka grumbulluar si rrjedhojë e një hlumtimi e studimi që lypin kohë. Mirëpo duke ditur kërkesat dhe problemet që nxjerr jeta, shpesh vonohet mendja për të nxjerrë rezultate, sidomos kur ajo ballafqohet me shumë pyetje paraqesin nevojat themelore të jetës sënjeriut, ndaj të cilëve ajo tregohet e paaftë, si për shembull në lidhje me pyetjet rreth:
Gjithësisë; çka është gjithësia? Nga ka ardhur? Kush e ka krijuar dhe cili do të jetë fundi i saj?
Njeriu; C’është njeriu? Nga ka adhur? Cili është qëlimi I ardhjes së tij në këtë botë? Ku do të përfundojë dhe ç’e prêt atë?
Krijuesi: Kush e ka krijuar këtë që na rrethon? A ekziston Krjuesi dhe kush e vërteton ekzistencën e Tij? Me çfarë cilësishë është pajisur Ai dhe ç’lidhje ka njeriu me Të?
Këto pyetje si dhe shumë të tjera të ngjajshme me to, e kanë preokupuar gjithmonë mendjen e njeriut, por përgjigjen e saktë të tyre, ajo nuk mund ta gjejë pa ndihmën e fesë.
Feja, pra e mëson njeriun se gjithësia si dhe gjithçka që e përbën atë, është krijuar nga All-llahu Fuqiploë, e rregulluar në mënyrë të saktë, ku çdo gjë i nënshtrohet vullnetit të Krijuesit dhe gjithçka në të është begati e All-llahut, dhuruar njeriut. Gjithashtu feja e shpjegon të vërtetën mbi njeriun duke e përcaktuar atë si qenien më të dalluar në tokë, se është i pajisur me mendje dhe, si e tillë paraqitet si mëkëmbës i Zotit në tokë, duke ia dhënë njeriut të gjitha të mirat që nuk janë qëllim i jetës, por vetëm mjet për të arritur qëllimin kryesor, që është njohja e All-llahut Fuqiplotë dhe të jetuarit sipas ligjeve dhe zakoneve të Tij. Jeta e njeriut në këtë botë është një udhëtim i shkurtër pas të cilit vjen vdekja, që paraqet fillimin e jetës tjetër të amshueshme, ku do të ringjalet dhe do të japë llogari për veprat e veta. Njeriu nëpërmjet fesë mëson se gjithçka që ekziston është krijesë relative e , si e tillë , ka Krijuesin e vet. All-llahu Fuqqiplotë dhe, në të njejtënkohë feja i ofron njeriut argumente të vërteta që vërtetojnë se All-llahu Fuqiplotë ekziston pa asnjë dobësi, i pari para çdo sendei dhe i fundit pa fund, jasht kohe e vendi.

FEJA – MBËSHTETJE E FORTË E NJERIUT NË JETËN E TIJ


Feja është nevojë e pashmangshme për personalitetin e vet njeriut, për trupin dhe shpirtin e tij. Njeriu në këtë botë lind, ritet zhvillohet dhe më në fund vdes. Jeta në këtë botë është kalimtare dhe e përcjelur me gëzime, hidhërime, skamje, sëmundje, humbje të pasurisë apo ndonjë të afërmi, kështuqë, pa fe, njeriut nuk mund ta mbajë veten dhe në këto raste i vetmi shok i njeriut është feja, e cila të gjitha këto ia përcakton dhe i ndihmon t’i kuptojë duke i bërë të qartë se çdo gjë natyrë zhvillohet në bazë të dëshirës së All-llahut të Plotfuqishëm e urtësisë së Tij dhe të gjitha këto kanë qëllimin e vet. Pra, siç thamë, në këto raste i vetmi shok për të është feja, e cila, kur ai është në gjendje të dobët, ia shton forcat dhe i jep shpresë, kur e humb atë, i jep guxim, durim në vështirësi, përmbajtje në gëzim, etj. Mbështetja në fe formon personalitetin e plotë të njeriut, për arsye se me të ai forcon si shpirtin ashtu edhe trupin duke fituar siguri në vetvete dhe është në gjendje të përballojë me sukses çdo rast që i vjen në jetë, i bindur se me te do të fillojë mëshirën e Allllahut si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën. All-llahu Fuqiplotë thotë:
“Ne do t’ju sporvojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta si dhe nga frytet, por ti jepu mizhde durimtarëve”. (El Bkaretu:155).
Shkencat e sotme, që merren me problemin e njeriut, vërtetojnë se besimt në një Zot që merren me problemin e njeriut vërtetojnë se besimi në një Zot ndikon shumë në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e individit ndaj problemeve të jetës si dhe të sëmundjeve psikike dhe se njeriu sa më larg fesë të qëndrojë, aq më tepër e ndienë pasigurinë ne vetëvete.
Mjeku i njohur, Karl Janxhi, në veprën e tijë me titull “Njeriu modern” mes tjerash thotë ;
”Me të vërtetë një nga shkaqet e sëmundjeve të të gjithë te sëmurve që më janë paraqitur gjat tridhjetë vjetëve të fundit, nga të gjitha viset e botës, ka qenë mungesa e besimit të tyre në Zot dhe shërimin e gjetën pas kthymit të tyre në besim.
Po kështu mendon edhe filozofi tjetër amerikan, William Xhejmsi kur thotë;
”Me të vërtetë shërimi më efikas i sëmundjeve psikike është besimi”.
Njeriu në këtë botë, përveç atyre që u thanë më lart, do të përjetojë edhe vdekjen prej së cilës askush nuk mund të shmanget. Vdekja është e tmerrshme, por vetëm për ata që mohojnë boton tjetër, Ahiretin. Ata që mbështeten tek fjala kanë mësuar dhe janë të bindur se vdekja si dhe shkatërrimi i trupit, nuk janë shuarje të jetës, por vetëm kalim nga një botë në botën tjetër, që do të thotë se pas kësaj ngjarjeje pason jeta tjetër e vërtetë dhe amshueshme. Kjo e bënë vdekjen deri diku të arsyeshme, e jo të pakuptimtë dhe të tmerrshme dhe në të njetën kohë njeriu e kupton se duhet të vdes dhe në këtë mënyrë më së miri edhe e tejkalon tmerin e vdekjes.

Feja – shtyllë e forte e shoqërisë


Feja, prëveç tjerash, është e nevojshme për çdo mjedis e bashkësi. Njeriu është qenie shoqërore dhe si e tillë është i detyruar të jetojë në familje dhe bashkësi ku ai duhet të jap kontributin e vet. Por nuk ka bashkësi të shëndoshë nëqoftëse nuk ka individ të shëndoshë dhe të moralshëm, që do të thotë se nuk ka bashkësi pa moral. Pra, normat e moralit janë ato që dretjojnë sjelljet e njeriu në bashkësi. Mirëpo baza e normave të moralit nuk është gjë tjetër veçse feja, sepse ato nulk do të respektoheshin, nëse nuk buronin nga ndonjë autoritet i shenjtë, dhe autoriteti i shenjtë është vetëm All-llahu i Plotëfuqishëm. Pra, feja është më se e nevojshme për vendosjen e rregulave morale në çdo bashkësi që dëshiron stabilitet dhe dinjitet, se,sikurse ka thanë filozofi i njohur grek, Platon:”Kush sulmon dhe shkatërron fenë, ai ka shkatërruar bashkësinë”

Feja – bazë e moralit të shëndoshë


Morali është domosdoshmëri për çdo individ apo bashkësi se, pa moral nuk mund të mendohet jeta e njeriut dhe e bashkësisë. Pra, morali është pjesë e pandashme e njeriut dhe si e tillë, është i vjetër aq sa edhe vet njeriu. Gjatë historisë, fati i njerëzimit është varur vazhdimisht nga niveli i moralit, se bazë dhe kusht për një jetë të lumtur në këtë botë është respektimi i normave morale. Kur’ani flet për popujt e mëparshëm të cilët u shkatërruan prej dënimit që u dha All-llahu për shkak të rënies së moralit të tyre. Ky mendim është mbizotërues midis dijetarëve dhe filozofëve. Morali, pra, është ligj që i cakton njeriut detyra ndaj vetvetes dhe rrethit, qëllimi i të cilit është lumturia si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. Ai nuk është gjë tjetër veçse porosi e fesë, pra në qëllimet kryesore të fesë. Kështu, morali është amaneti më içmuar dhe më i lartë i Allllahut të Plotëfuqishëm, me të cilin e ka stolisur shpirtin e njeriut. Muhamedi a.s. ka thënë:
“ Jam i dërguar t’i plotësojë vlerat morale”.
Veç të tjerash ndjenjat për moral është e lindur në natyrën e njeriut. Kjo shikohet në atë se gjithmonë gjatë historisë ka ekzistuar një standart i përgjithshëm i sjelljeve morale, duke vërtetuar disa dhe duke hedhur posht disa të tjera. Me gjithëse kjo ndjenjë, ndryshon nga individi në individ, vetëdia njerëzore ka dhënë përsëri gjykimin e vet të përbashkë në favor të disa cilësive morale se janë të mira, ndërsa disa të tjera i ka konsideruar të këqia, p.sh. drejtësia, sinqeriteti, trimëria, guximi, bujaria, etj., janë konsideruar të këqia. Duhet theksuar se historia i ka çmuar dhe ngritur larg ato individ që kanë pasur ndjenja përgjegjësie dhe obligimi, ndërsa njerëzve të papërgjegjëshëm dhe jokomptetent u ka dhënë dënimin e merituat moral apo material. Gjithashtu, gjatë historisë janë njohur dhe vlerësuar vetëm ato shoqëri, që kanë pasur vlera të larta, organizim, disiplinë, respekt dhe ndjenja reciproke dhe që kanë punuar dhe vendosur një sistem shoqëror të bazuar në drejtësi, barazi, liri për njerëzimin, kurse, për sa u përket shoqërive në të cilat, ka mbizotëruar padrejtësia, pabarazia, krimi, vjedhja, historia i ka dënuar si shoqëri të gabuara dhe të këqia.